“Ai që bën servilin e përkulet deri te këpucët”, Saimir Tahiri mesazh të fortë kritikuesve: U them të gjithëve prisni, në këtë vend, fiton më shumë ai që ia fut tjetrit

0
297

Dy ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ta dënojë Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, dënim që nuk do ta kalojë në burg, por në Shërbim Prove, ai ka dalë në një deklaratë për mediat. Për të sqaruar siç shprehet ai “të verteten time”.

Tahiri gjatë fjalës së tij falenderoj gazetarët, opinionistët, qytetarët dhe ka një mesazh të fortë për kritikët. Ish ministri ka bërë një thirrje që duhet të presim se një ditë duhet t’ja dalim.

Pjesë nga fjala e Tahirit:

Normale që do kishte edhe nga ata që do mendonin se u krijua kur në detyrë isha unë.

Sot unë akuzohem për shpërdorim detyre. Unë do përballem edhe me këtë akuzë.

Minstri i Brendshëm dhe nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur u vranë 4 qytetarë në bulevard?

As Kryeministri?

Ministër i Mbrojtjes nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur la të vdekur 28 burra, gra e fëmije në Gërdec?

Askush, ministër a kryeministër që në këto 30 vjet ka vjedhur paratë e shqiptarëve sa është shqepur, nuk është akuzuar për shpërdorim detyre?

Prandaj janë sot serbes serbes, shesin mënd në emër të popullit, siç më bëjnë mua gjyqin në emër të popullit.

Po unë nuk barazohem me askënd nga këta. Historitë e tyre as më interesojnë. Më intereson e vërteta ime e kësaj të vërtetë do i shkoj deri në fund, siç më takon ta bëj, e sigurisht, siç nuk e ka bërë askush nga ata dje e nga këta sot

Sot më takon të rri e të pres, të marr vendimin e zbardhur të gjykatës e ta apeloj urgjentisht. Të ndjek çdo hap të sistemit të drejtësisë dhe të bëj atë që nuk e ka bërë asnjë politikan deri më sot, të përgjigjem me përultësi ndaj çdo akuze, vetëm me të vërtetat e mia.

Ka shumë qytetarë që më besojnë, dhe i falenderoj pa masë.

Pa plot të tjerë që nuk më besojnë e nuk do më besojnë kurrë. Edhe ata i falenderoj, sepse sikur të përpiqeshin të gjykonin politikanët që besojnë sa ç’më kanë gjykuar mua, ky vend një ditë do bëhej më i mirë.

I falenderoj edhe gazetarët e analistët, që nuk janë kursyer. Disa për të thënë të vërtetën, disa për të thënë gënjeshtra. I falenderoj se ia kanë dalë të nxjerrin çdo forcë timen, për të provuar të vërtetën time.

U them të gjithëve, prisni. Po aq sa rezultati i kësaj beteje, mua më intereson edhe mënyra si po i shkoj deri në fund.

Në këtë vend, duket sikur parimet vlejnë shumë pak. Fiton më shumë ai që ia fut tjetrit. Ai që bën servilin e përkulet deri te këpucët. Por shqipëria e fëmijëve të mij, e jam shumë i bindur i plot e plot të tjerëve, as duhet e as do jetë kjo.

E unë e kam bërë e do vazhdoj ta bëj këtë betejë, sikur të mos ishte vetëm beteja ime, e familjes sime, por edhe e shumë të tjerëve që në dyert e drejtësisë janë përplasur padrejtësisht.

Dhe një ditë, do ia dalim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here