A do të rikthehet në PS? Saimir Tahiri me gjuhë të koduar flet për vendimin e tij: Askush nuk e ka në dorë karrierën time!

0
271

Në përfundim të deklaratës së tij, ku foli me tone të ashpra e i revoltuar, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj interesit të medias për një rikthim në të ardhmen në radhët e PS-së. Tahiri tha se e vetmja gjë me interes për të, është drejtësia, ndërsa garantoi se askush nuk e ka në dorë të karrierën e tij në politikë.

“Unë them që më shumë se lista e emrave, duhet t’ju shqetësojë fenomeni. Me emrat e di si zgjidhet, fenomeni është ai që më shqetëson më shumë. Sa për rikthimin tim në politikë ose jo, s’di pse e keqkuptoni në qeveri ose qeverisje s’do të thotë të kesh një karrige që të kthehesh me një kontribut. S’e kam menduar këtë çështje tani. Do i shkoj deri në fund të vërtetës time. Siç se ç’do bëj me karrierën time se ka në dorë as partia as çdo individ brenda saj. Më lini t’i shkoj deri në fund të vërtetës time. Po të jeni të bindur se ka askush në dorë përveç meje.” u shpreh Tahiri.

 “Kurioziteti im është t’i shkoj kësaj rruge deri në fund. Më keni trembur sa herë më pyesni edhe më fyeni a do bëhesh kurban. Ka patur në politikë njerëz që janë kurban se s’janë të lirë të mendojnë. Ata janë kurbani jo unë. Kam njohur burra që kanë bërë burg dhe kanë qenë të lirë. Se s’ka të bëjë sesa i lirë je, kur s’je i lirë në mendje. Nga një katalog njerëzish, ata janë kurbani. Unë jo. Ju lutem shuajeni kuriozitetin tuaj për të ardhmen time në politikë. S’është kjo çështja. S’më duhet kjo. Kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Më intereson drejtësia dhe t’ju bind edhe ju që po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve.”, theksoi Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here