Revoltohet Erion Isai: Ka filluar një krizë identiteti, shqiptarët bëjnë hidraulikun në shtetet e huaja por në… (Deklarata)

0
339

Emigrimi është një faktor shqetësues kohët e fundit në Shqipëri. Shumë të rinj, por jo vetëm kanë vendosur të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Fenomeni i largimit të mjekëve gjithashtu është shqetësues.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora tha se ka nisur një krizë identiteti.

Erion Isai: “Ka filluar një krizë identiteti sepse nëse dikush që është në Shqipëri pa punë, pa një profesion nuk ka çfarë të humbë dhe të kërkojë të shkojë drejt Evropës. Është normale. Por kur një mjek në karrierë dhe profesion zgjedh të shkojë, ta fillojë nga fillimi në moshën 50-vjeçare infermier azili në Gjermani për mua nuk ka kuptim.

Po ta nisja nga vetja nuk do ta merrja këtë rrugë sepse jam 1000% i sigurt që nuk do ta kem një hapësirë televizive as në Gjermani, as në Itali dhe as në Amerikë por sigurisht do bëja një punë tjetër që nuk është për tu zhbërë në aspektin e punës por në aspektin e kontributit të zhvillimit të njeriut patjetër që e zhbën.”

Kryebashkiaku shtoi se shqiptarët janë njerëz që e bëjnë hidraulikun në shtetin e huaj por në vendin e tyre jo.

Erion Isai: “Por ky nuk është një fenomen që nuk kap vetëm shqiptarët. Shqiptarët përgjithësisht janë popull emigrues. Kanë qenë që në gjenezën e tyre njerëz që e kanë pëlqyer migrimin. Shqiptarët janë njerëz që hidraulikun e bëjnë në shtetin e huaj por në vendin e tyre nuk e bëjnë.

Është çështje hapësirë. Në Shqipëri për shkak se ende vazhdojmë të funksionojmë me njohje, miqësi dhe të fundit gjë që mendojmë është rregulli dhe ligji.

Kushdo gjen një hapësirë dhe një mënyrë si të jetojë dhe si të fillojë të paktën të fitojë të famshme shprehje: Bukë gojë. Në botë nuk funksionon njohja, miqësia.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here