Google search engine
Home Politike Drejtesi Në pritje të vendimit të bujshëm Saimir Tahiri ‘ngujohet’ para gjykatës, kush...

Në pritje të vendimit të bujshëm Saimir Tahiri ‘ngujohet’ para gjykatës, kush janë 3 gjyqtarët që do të vulosin fatin e ish-ministrit

0
325

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vijon të presë te kafja e Gjykatës së Krimeve të Rënda vendimin ndaj tij, që do të jepet në orën 16:00, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, dhe disa gazetarë.

Në fund të gjykimit, teksa gjykata u tërhoq për vendim, Tahiri u pa i qeshur jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, ku e prisnin disa qytetarë, mbështetës të tij, të cilët e kanë përqafuar, duke e mbështetur me fjalë, si: “Të jesh krenar”. “Parimi është kush punon dënohet!”.

Tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit Tahiri janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Kujtojmë, që Prokuroria ka kërkuar 8 vite burg për ish-ministrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here