Google search engine
Home Politike Në pritje të vendimit për Saimir Tahirin, Artan Hoxha zbardh faktet tronditëse...

Në pritje të vendimit për Saimir Tahirin, Artan Hoxha zbardh faktet tronditëse dhe nxjerr zbuluar Prokurorinë

0
325

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se prokuroria nuk arriti që të mbledhë prova të mjaftueshme për të gozhduar Saimir Tahirin.

Hoxha tha:

“Në kohën kur doli në skenë Dritan Zagani dhe ishte në burg nuk e takova dot, pasi asokohe institucioni drejtohej nga një i zgjedhur nga LSI-ja dhe mua më kishin ndaluar kategorikisht të hyja. Sot nuk e dimë ku është “Audi i famshëm, u zhduk, nuk u gjend më, nuk ekziston si provë. Historia Tahiri-Habilaj nisi me disa përgjime në portale edhe pastaj u bë bashkimi i fashikujve dhe u kërkua të gjenden prova për Tahirin.

Prokuroria nuk e ka bërë përpjekjen maksimale për të gozhduar Tahirin. Hetimet u varën nga zgjedhja e prokurorit të ri të përkohshëm, lëvizja e prokurorëve, ardhja e zonjës Marku. Gjatë kësaj kohe ndodhi episodi tjetër, kapja e një makine me 830 mijë euro, e Orest Sotës dhe patentave të Tahirit në Elbasan. Ky episod u bashkua me dosjen, ndërsa tani u veçua. Vendimi sot për mua duhet të jetë i arsyetuar për të mos lënë mundësi për aludime, pasi ke mundësi të shikosh ku është mbështetur gjykata”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here