Kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në këtë Komision me kusht që ta njohë PD-ja.
Gjiknuri u shpreh se kriza politike në vend ka ardhur pikërisht për shkak të frikës së opozitës për të marrë pjesë në tryezën politike ndërsa u shpreh lidhur me të drejtën e vetos që i është lënë asaj kanë marrë kritika edhe nga opozita parlamentare.
“Jam i gatshëm të rishikoj pozicionin tim në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, si bashkëkryetar, me kusht që PD të njohë komisionin. Problemet janë më të thella. Kriza politike si po e thonë edhe partnerët është krijuar për shkak të frikës ë opozitës për të marrë pjesë. Kushti i vetëm për mua është që të jenë pjesë e Reformës Zgjedhore. Kanë të drejtën e Vetos edhe pa qenë në parlament. Lidhur me këtë kemi marrë kritika edhe nga opozita jo parlamentare”, u shpreh Gjiknuri.
Kryeministri Edi Rama i drejtoi dje një ftesë opozitës jo parlamentare për t’u ulur në dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Lideri demokrat Lulzim Basha iu përgjigj kësaj ftese duke thënë se më parë duhet të zgjidhim krizën politike. Një tjetër kusht i artikuluar prej tij ishte pikërisht emri i Damian Gjiknurit, që sipas Bashës nuk mund të jetë bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi ka dalë në përgjime te dosjes 184 të zgjedhjeve lokale të Dibrës.
































