Gjykatën e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Trupi gjykues ka deklaruar se nuk do të ketë vendim para orës 16:00.
Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht e-maili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme. Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes.
Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.
“Kam kryer detyrën si ministër i Brendshëm dhe nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal”, është shprehur ish-ministri.
Ndërkohë, jashtë gjykatës, mbështetësit kanë përqafuar ish ministrin, duke i dhënë këtij të fundit kurajo.
Më tej, Tahiri nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, duke e pritur me heshtje vendimin ndaj tij, por ka dalë i qeshur nga ambientet e gjykatës, dhe së bashku me disa gazetarë dhe avokatin e tij është ulur të konsumojë një kafe pranë ambienteve të Gjykatës.
Prokuroria kërkoi 12 vite burg
Në seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin. Por ish-ministri së bashku me ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela rrezikojnë të vuajnë nga 8 vjet burg nga 12 që kërkoi Prokuroria, në një institucion të sigurisë së zakonshme.
Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

































