Një avion ushtarak F-16 belg ka rënë në Francën perëndimore, duke dëmtuar disa shtëpi. Aksidenti ajror ka gjeneruar një mision shpëtimi për pilotin, e cili ishte hedhur me parashutë por më pas kishte ngecur në kabllot e tensionit të lartë. Piloti u shpëtua nga forcat zjarrfikëse, pasi gjithë zonës iu ndërpre elektriciteti në mënyrë që mos të rrezikoheshin lëndime. Fatmirësisht manovrat e pilotit kanë shmangur viktima civile, duke parë edhe numrin e lartë të banesave në qytezat Pluvigner dhe Landaul ku avioni fa fluturuar në kuotë të ulët