SHBA padit Snowden për përmbajtjen e librit të tij

0
299

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të padisë ish-kontraktorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe burimin kryesor tw Wikileaks, Edward Snowden duke pretenduar se libri i tij autobiografik përbën shkelje me marrëveshjet për moszbulim që ka nënshkruar me qeverinë amerikane gjate detyres. Në padi përmendet edhe kompania botuese, Macmillan, e cila ka bazën në Nju Jork. Në padi përmendet se Snowden është dashur të sigurojë leje para publikimit të librit nga Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës. Sipas politikës së Agjencisë për Siguri Kombëtare, ish-punëtorëve dhe atyre që kanë marrëdhënie pune, u ndalohet të bëjnë publik ndonjë informacion në të cilin kanë pasur qasje gjatë punës në qeveri. Avokati i Snowden, Ben Wizner, ka thënë se libri nuk përmban informacion qeveritar, i cili nuk ka qenë publik. Snowden është akuzuar për spiunim, për shkak të publikimit të 1.5 milion dokumenteve sekrete, duke nxitur debat publik rreth ligjshmërisë së disa programeve të agjencive qeveritare sa i përket privatësisë.Në rast se dënohet, Snowden mund të përballet me 30 vjet burgim.Ai është aktualisht në Rusi, ku ka lejeqëndrim deri më 2020. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here