‘PO’ për negociatat, “Deutsche Welle” zbulon për herë të parë kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë

0
268

Publikohen për herë të parë 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për të marrë ‘OK’-in për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Korrespondetja e ‘’Deutsche Welle’’ në Gjermani Anila Shuka paraqiti 9 kriteret që vendi jonë duhet të fitojë të drejtën për të nisur bisedimet për integrim në BE.

Kërkesat e Gjermanisë janë të ashpra, ku kërkohet ngritja Gjykatës Kushtetuese, ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar të drejtësisë, implementimi i Reformës Zgjedhore dhe asaj në Administratë, etj. Në fund kërkohet nga qeveria shqiptare të argumentojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Parlamenti gjerman do të vendosë në 26 shtator nëse Shqipëria meriton apo jo nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë janë:

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

8.Reforma në administratë

9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here