Ku ruhen dhe kur përdoren rezervat strategjike amerikane të naftës

0
270

Mes reagimeve pas sulmeve ndaj platformave të naftës në Arabinë Saudite është edhe ai i presidentit amerikan, Donald Trump i cili përmes një deklarate urdhëroi përdorimin e rezervave strategjike të naftës në vend për të mbajtur tregun të furnizuar në mënyrën më të mirë.  Por çfarë janë këto rezerva? Këto janë disa nga pyetjet që shqetësojnë opinionin ndërkombëtar pas kësaj deklarate të Trump. Rezervave të cilave iu referohet presidenti i Shteteve të Bashkuara janë më shumë se 640 milionë fuçi naftë që mbahen të magazinuara në shpella kripe në Teksas dhe Luiziana. Politikanëve amerikanë iu erdhi ideja të krijonin një rezervë nafte në vitet 1970 pas një embargoje të vendosur nga vendet e Lindjes së Mesme e cila shkaktoi një rritjet të madhe të çmimit në mbarë botën. Vendet anëtare të Organizatës Arabe të Eksportit të Naftës duke përfshirë këtu Irakun, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite refuzuan të eksportonin naftë në SHBA për shkak të mbështetjes që ajo tregoi ndaj Izraelit në luftën arabo-izraelite të vitit 1973. Dhe nëse lufta zgjati vetëm për  3 javë, embargoja qëndroi në fuqi dhe për një vit tjetër duke shkaktuar kështu dhe një rritje të paimagjinueshme për atë kohë të çmimit të naftës. Pamjet e makinave që rrinin në radhë për t’u furnizuar me naftë u konsideruan nga shumë njerëz si imazhe të një krize. Për këtë arsye Kongresi kaloi aktin për Politikat e Energjisë dhe të Konservimit në vitin 1975. (A2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here