Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri nisur nga largimi i Matteo Renzi-t nga PD dhe krijimi i një partie të re, ka analizuar edhe situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria. Sipas tij ‘kartat po hapen’ brenda PS dhe shumë shpejt pritet të ndodh një tërmet në politikën shqiptare.
Postimi i plotë:
Koha per te hequr maskat!
Matteo Renzi, ish kryetar i Partise Demokratike te Italise prej dy ditesh ka krijuar partine e tij! U largua nga PD si parti e majte per te dale ne qendren e liberalizmit te vlerave dhe te lirive individuale dhe liberizmit ekonomik, duke u shkeputur nga e majta qe gjithesesi u permbahet disa parimeve social-demokrate si rishperndarje e te ardhurave, barazitizmi social, solidariteti etj.. Pra beri nje gjest te sinqerte duke “cliruar” te majten me nje tradite sado te vogel social-demokrate nga liberalizmi qe e kish pushtuar. Ne fakt kjo levizje nxjerr zbuluar transformimin e te majtes ne dy dekadat e fundit, prej “rruges se trete” te Tony Blair tek liberalizmi drejteperdrejte! Tashme “kartat po hapen”! Kjo te sjelle ndermend pikerisht transformimin e te majtes shqiptare prej “reformave standarte” te Nanos te mbeshtetur tek nje perzierje te shtetit te madh me taksa te larta dhe politikave agresive te privatizimeve masive, duke e percaktuar ardhjen e te djathtes ne 2005 ne pushtet si “te panevojshme”! PS po “ulerinte” per perqafimin e “rruges se trete” te mbeshtetur tek liberizmi ekonomik dhe hapja ndaj liberalizmit kulturor! Hyrja e Rames ne politike si njeri pa paragjykime bashke me Mjaftin dhe personazhet e veta transgresive ishte po ashtu konfirmim i ketij transformimi. Tashme me Rilindjen, qasja e qeverise ndaj “korporatizmit” permes koncensioneve si shembulli me perfaqesues, e ka ndare Partine Socialiste nga vlerat tradicionale si “solidariteti”, “mbeshtetja e te dobteve” etj.. Taksat e rritura shkojne tek kompanite e medha qe realizojne vepra publike me kosto 2-3 here mbi cmimet reale! Kjo e shoqeruar me zevendesimin e elitave ne parti, ka krijuar krisje te heshtura brenda PS te cilat po dominohen nga pushteti i madh i Rames dhe Veliajt. Mbase ka ardhur koha qe ky tension te shperfaqet, pasi tradicionalistet dhe liberalet ne PS nuk mund te bashkejetojne gjate. O do dalin liberalet nga PS ose socialistet nga Rilindja. Ikja e Rencit ne Itali po hap nje shteg per zgjidhje ne “genjeshtren e madhe” qe ka mberthyer te majten ne Evrope per shkak te “pushtimit liberal”! Si rregull te pushtuarit luftojne per te rimarre “token e tyre”, ose shkojne ne “mergim” dhe kthehen per te luftuar, ose presin ne heshtje derisa “pushtuesit” te dobesohen nga forca madhore. Te presim, por e socialistet dhe rilindasit jane dy parti brenda nje partie, e kjo nuk mund te zgjase pa fund.