Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit për gjyqtaren Regleta Panajoti. Kjo e fundit mban postin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe ishte kandidate për Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë se vendimi nga KPK u dha me 26 qershor duke konfirmuar me shumicë votash në detyrë gjyqtaren e Tiranës Regleta Panajoti.