I akuzuar nga PD si i inkriminuar, Prokuroria kërkesë Mark Babanit

0
295

Pas akuzave të Partisë Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar kreut të Bashkisë Vau Dejës dorëzimin e shenjave të gishtave. Kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohet që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here