Çfarë ka dalë në dritë nga hetimet për Tetën dhe takimi në lokalin pranë ‘Freskut” pak minuta para vrasjes? Zbulohet kush është grupi kriminal i shpallur në kërkim për vrasjen e Santiagos

0
504

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 5 persona si të implikuar në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, e ndodhur rreth dy javë më parë në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Personat e shpallur në kërkim janë Erlis Duka, Ilir Selmani, Elvis Gaçaj si dhe Oltian.L, ndërkohë që i implikuar në këtë ngjarje është dhe Ervis Metani, që dyshohet se ka qenë pronari i mjetit “Golf” me të cilin u krye vrasja e Malkos.

Metani, i njohur ndryshe si “Visi i vogël” nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi disa vite më parë u kap me një sasi të konsiderueshme droge në zonën e Linzës në Tiranë, dhe u vu në prangat e policisë.

Emrat e këtyre personave tashmë të shpallur në kërkim nga ana e policisë, dyshohet se janë nxjerrë nga dëshmia e Blendi Tetës, personi i vetëm që është arrestuar për këtë ngjarje.

Teta, dyshohet se kishte rolin e informatorit të vrasësve të Malkos, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar, ndërsa kqyrja e dy aparateve celularë të tij nga ana e policisë pritet që të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39 vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

Si ndodhi vrasja? 

Vrasja e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko ndodhi mbremjen e së martës së 27 gushtit rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut.

Malko mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi.

Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë “Aleat” ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore.

Çfarë ka dalë në dritë nga hetimet për Tetën dhe takimi në lokalin pranë ‘Freskut” pak minuta para vrasjes

Ndonëse nga dinamika që ka treguar Teta nuk zbardhet plotësisht se cili nga 7 personat mund të ketë qëlluar, rrëfimi i tij konsiderohet mjaft i rëndësishëm për grupin hetimor, që tashmë thuajse e ka zbardhur vrasjen.

Blendi Teta ka treguar para hetuesve se para se të ndodhte vrasja ka qenë duke darkuar me këta persona në bodrumin e një lokali në zonën e Freskut, pranë teleferikut. Ky lokal rezulton të jetë në posedim të dy vëllezërve, Leonard dhe Erlis Duka, të përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale.

Më pas, Teta e vazhdon rrëfimin e tij, duke treguar lëvizjet e dy makinave, një “Skoda” dhe një “Golf”, në të cilat kanë hipur të gjithë personat që ai përmend. Ndërsa shpjegon se me aq sa ka kuptuar, këta persona ishin në ndjekje të një makine tip “BMW X5”, por nuk e dinte se kush ishte personi që ata po ndiqnin.

I arrestuari Blendi Teta tregon të gjitha lëvizjet që ka bërë në makinën ku ndodhej vetë, por edhe bisedat që personat që ndodheshin me të, konkretisht vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, bënin me miqtë e tyre, të cilët ndodheshin në makinën tjetër që lëvizte pas tyre. Por sipas tij, në momentin që e ka kuptuar se do të ndodhte diçka e keqe, ka zbritur nga makina dhe ka ikur në zonën e “Don Boskos”, në banesën e bashkëjetueses së tij.

Vetëm 15 minuta pasi ka mbërritur aty dhe ka qenë duke parë lajmet, ka mësuar se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se ka dalë të nesërmen dhe ka shkuar te zona ku ndodhej natën e kaluar, por nuk ka parë asnjë nga personat me të cilët ishte natën kur ndodhi vrasja.

Dëshmia e Blendi Tetës

Blendi Teta ka treguar se ka qenë duke darkuar në bodrumin e lokalit ‘La F…’, në zonën e Freskut, në afërsi të teleferikut, lokal i cili është në posedim të vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka. Atë ditë kanë qëndruar pikërisht në bodrumin e këtij lokali, ku këta shtetas kanë një ambient që shërben si zyrë. Aty, këta shtetas kishin blerë mish të pjekur në hell dhe disa ushqime të tjera, të cilat i kanë konsumuar. Rreth orës 20:00, Leonardi dhe Erlisi i kanë thënë se do të çoheshin se kishin punë.

Tekstualisht: ‘Çohuni çuna, se kemi punë’. Më pas janë çuar nga zyra dhe kanë dalë të gjithë së bashku dhe kanë hipur në dy automjete. Njëri ka qenë automjet tip ‘Skoda Roomster’, ngjyrë e bardhë, me targë AA…, shifrat e tjera nuk i mban mend, me xhama të zinj mbrapa, të dyerve të pasme dhe xhamin e pasmë, si dhe një automjet tjetër tip ‘Golf 5’, ngjyrë gri, me disqe alumini, me targë AA 221 XB, automjet i cili ai di se i përket shtetasit Ervis Metani., të cilin e thërrasin ‘Visi i vogël’.

Shtetasi Ervis Metani ka qenë me ata në darkë si më lart, por është çuar nga darka rreth 1 orë e gjysmë përpara tyre dhe është larguar. Në automjetin tip ‘Skoda Roomster’, ngjyrë e bardhë, ka hipur Blendi Teta, i ulur në sediljen e parë të pasagjerit, në anën e djathtë. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Ilir Selmani, ndërsa në sediljen e pasme, pas Blendit, në anën e djathtë ka qenë i ulur shtetasi Leonard Duka. Dhe në krah të tij, pikërisht pas sediljes së shoferit, ka qenë i ulur shtetasi Erlis Duka. Ndërsa në automjetin tjetër tip ‘Golf 5’ kanë hipur shtetasit e tjerë dhe konkretisht, Aleksandër M., që e thërrisnin Aleksi, Oltian L., Dritan A., si dhe shtetasi me emrin Fatmir H, me pseudonimin ‘Doqa’.

Automjeti top ‘Golf 5’ ka ecur përpara automjetit ‘Skoda’ dhe ka vazhduar rrugën tek IKV-ja e më pas te Komisariati i Qarkullimit Rrugor, deri te Komisariati Nr.4. Ndërsa automjeti ‘Skoda’ ka ndjekur rrugën ‘Shefqet Kuka’ dhe ka dalë te rruga ‘Myslym Keta’, më pas ka marrë drejtimin për te Komisariati Nr.4, ku janë bashkuar sërish.

Mjeti ‘Golf 5’ ka vazhduar lëvizjen përpara mjetit ‘Skoda’ dhe Leonardi i ka thënë Ilirit që drejtonte mjetin ‘Skoda’: ‘Ndiq Golfin’ dhe ai e ka ndjekur nga pas në drejtim të kryqëzimit të Alliasit dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen në rrugën ngjitur me murin e Shkollës së Bashkuar në drejtim të ‘Oxhakut’. Tek ‘Oxhaku’ janë kthyer djathtas në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, në drejtim të SHISH-it dhe Spitalit Nr.5. ‘Golfi’ ishte në lëvizje përpara automjetit ‘Skoda’ gjithë kohës dhe ata kanë vazhduar me ‘Skodën’ deri poshtë Spitalit të Fëmijëve.

Aty Leonardi ose Erlisi, nuk e mban mend saktë, i ka thënë Ilirit:

‘Ktheje se e ka parkuar te kazanët’. Aty në një rrugicë, në të majtë të rrugës ‘Kongresi i Manastirit’, përballë Spitalit të Fëmijëve, Iliri ka kthyer automjetin dhe më pas ka vazhduar lëvizjen përsëri me ngadalë në drejtim të Spitalit Nr.5 dhe ‘Oxhakut’. Më pas mban mend se kur janë kthyer, ‘Golfi’ ka vazhduar lëvizjen drejt rrugës ‘Bardhyl’. Sapo janë kthyer dhe kanë qenë duke ecur ngadalë, sërish në drejtim të Spitalit Nr.5, Iliri ka thënë: ‘Ja tek është X5- a’, duke treguar në drejtim të një automjeti tip ‘BMË X5’, ngjyrë e zezë, e parkuar në anën e djathtë të rrugës, afër një stacioni autobusësh, pa arritur në hyrjen kryesore të Spitalit Nr.5, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

Blendi ka kthyer kokën instinktivisht dhe aty ka parë makinën që citohet më lart, që ishte e parkuar dhe pa persona në mjet.

Në këto momente, Erlisi dhe Leonardi që ishin në pjesën e pasme të ‘Skodës’, i kanë thënë Ilirit:

‘Ec parkoje pak më lart makinën’. Iliri ka ecur edhe pak metra, sapo kanë kaluar hyrjen e Spitalit Nr.5 dhe pikërisht para hyrjes së një kantieri ndërtimi, Iliri ka ndaluar automjetin duke e mbajtur ndezur. Në këtë vend ku kanë ndaluar Leonardi dhe Erlisi po shikonin në drejtim të automjetit ‘BMW X5’ dhe kanë thënë: ‘Do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin ‘BMW X5’ që ishte e parkuar’. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit, i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri.

Në këto momente, Iliri ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës, sapo kalon kazanët e plehrave. Automjeti tip ‘Skoda Roomster’ ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur, në anën e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës, ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë Leonard Duka: ‘Do të largohem’.

Këtë ia ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin ‘BMW X5’, ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte diçka. Leonardi i ka thënë se përse do të ikte dhe ai i është përgjigjur se do të ikte sepse nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit Nr.5.

Aty ka parë se Iliri ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit Nr.5 dhe ka vazhduar rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, në trotuar në anën e Spitalit të Fëmijëve, ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë një ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë i verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses së tij, Sonila V., në rrugën ‘Don Bosko’.

Kur taksia e ka lënë përpara hotel ‘F…’ në rrugën ‘Don Bosko’, është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij, ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se i ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti ‘BMË X5’, ngjyrë e zezë, ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë pikërisht për automjetin, të cilin po e ruanin shtetasit Ilir Selami, Leonard Duka, Erlis Duka, si dhe personat që ishin në automjetin ‘Golf 5’, ngjyrë gri, me targë AA 221 XB. Ai (Blendi) është frikësuar në lidhje me ketë ngjarje dhe që nga ai moment, ka pasur frikë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes te vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti ‘BMW X5’.

Ditën e nesërme, ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas, përveç shtetasit Ervis Metani.. Kur e ka takuar Ervis Metani, ka biseduar me të dhe i ka thënë për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty menjëherë Ervis Metani është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit ‘Golf 5’, ngjyrë gri, me targë AA 221 , pasi e kishte të regjistruar në emrin tij.

Ky automjet kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasit Erlis dhe Leonard Duka, si dhe lidhjet e tyre shoqërore. Më datë 27 gusht 2019, ai ka pasur në përdorim një aparat celular të markës ‘iPhone 7’, ngjyrë e zezë dhe me kartë sim 0689030xxx, i cili i është fikur pasi nuk kishte bateri. Këtë aparat telefonik dhe numrin sim i ka thyer dhe i ka hedhur në një kazan plehrash, pasi ka pasur frikë.

Vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka i njeh prej 3 vitesh dhe ka marrëdhënie shoqërore. I ka njohur, pasi ka bërë shitjen e biznesit të tij ‘*****’ te këta persona. Prej asaj kohe, ka marrëdhënie shoqërore me ta. Me shtetasin Ervis Metani njihet prej rreth 2 vitesh dhe e njeh pas vëllezërve Duka.

Shtetasit Oltian L., Dritan A., Ilir Selmani i njeh sërish prej dy vëllezërve Duka, pasi ishin lidhje shumë të ngushta shoqërore të tyre, shtetasi Aleksandër M., kushëri i Leonardit dhe Erlisit. Ndërsa shtetasin Fatmir H. e njeh prej rreth 2 vitesh, pasi është shok i ngushtë i Erlis dhe Leonard Duka. Ka udhëtuar me këta shtetas në muajin gusht nga Prishtina në Tiranë.Faxweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here