Google search engine
Home Aktualitet Tjetër ngjarje e rëndë në Dibër/ Sherr me thika në lokal mes...

Tjetër ngjarje e rëndë në Dibër/ Sherr me thika në lokal mes 4 personave, humb jetën 29-vjeçari

0
342

Një i ri ka humbur jetën, si pasojë e një sherri me thika në një lokal në Dibër. Sipas policisë, D. P, 29 vjeç u qëllua me thikë pas një sherri mes 4 personave, dy vëllezërve nga njëra anë dhe dy të tjerëve nga ana tjetër në një lokal në fshatin Sllatinë.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit,  ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos  me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord  tre shtetas, ndër to dy vëllezër,   autorë të dyshuar  të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :
Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here