Procedurat për shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor merr vendimin e papritur

0
320

Është bërë me dije se nesër në orën 11:00 do jetë mbledhja e radhës së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mësohet se Komisioni do t’i kërkojë Kuvendit zgjatje të afatit të punimeve deri në datë 12 tetor për shkak se kjo është data kur Komisioni i Venecias do të sjellë në Kuvend një raport paraprak mbi kreun e shtetit Ilir Meta i cili do të përmbajë përgjigje teknike për 8 pyetjet e ngritura nga Komisioni Hetimor për Metën.

Kjo është mbledhja e parë e komisionit pas seancës së fundit kur presidenti Meta u paraqit në Komision si i pandehur duke dhënë dëshminë e tij, mbi anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë që ditën e djeshme presidenca publikoi në faqen e saj zyrtare edhe raportin që Meta do të përdorë për t’u mbrojtur para Venecias në datë 11 tetor, pikërisht kur ky komision të publikojë edhe raportin me opinionin final mbi këtë çështje.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka deklaruar se nëse Komisioni i Venecias do ta shpallë fajtor, do të tërhiqet nga posti i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here