Ngjela: Liderët e korruptuar të Shqipërisë kanë shkuar deri në Moskë kundër politikës amerikane, janë të frikësuar nga SPAK

0
287

Avokat Spartak Ngjela shprehu dje bindjen se liderët e korruptuar të Shqipërisë janë të shqetësuar për planin gjerman për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe me caktimin e Matthew Palmer-it si përfaqësues i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor. Përmes një analize të botuar ditën e djeshme në rrjetet sociale, Ngjela thotë se të gjithë liderët shqiptarë i shqetëson fakti për negociatat, sepse me hapjen e tyre vijnë dhe kushtet që duhet të zbatohen me patjetër. “Realisht, kjo është politikë. Pse? Sepse, secili kryeministër që nuk i plotëson kushtet, duhet të rrëzohet. Dhe kuptohet qartë pse: unë po t’i çel negociatat, por ti duhet të plotësosh këto kushte. Nëse nuk i plotëson, të mbyllen negociatat. Domethënë shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin”, deklaroi ai. Më tej, Ngjela theksoi se korrupsioni i lartë shtetëror ndihet i kërcënuar nga SPAK, duke nënvizuar se politikën e zhytur në zullume kanë shkuar deri në Moskë për t’i dalë kundër politikës amerikane. “Vetëm injorantët nuk e kuptojnë dot, kur situata është kundër tyre, dhe prandaj vijojnë me shpresa fëminore të luftojnë kundër ligjit. Kështu po ndodh sot edhe me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Shqipëria në këtë çast historik përbën një impenjim parësor të politikës amerikanë dhe gjermane. Edhe Kosova, edhe Maqedonia gjithashtu. Dhe kjo është në fakt një arsye që vjen nga përplasja e interesave të Perëndimit të lartë në funksion të interesit për Ballkanin Perëndimor. Kurse, korrupsioni i lartë shtetëror, i kërcënuar nga SPAK, ku nuk është përplasur, deri edhe në Moskë ka shkuar, dhe kundër politikës amerikane. Por, duke qenë në hallin e procesit penal kundër tyre, mendojnë me terr mendor të gjejnë shpëtim te kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sigurisht, ky është një turp historik. Por këta nuk janë të parët që e bëjnë, në fakt, koha e solli që këta të jenë të fundit. Por edhe politika amerikane ua ka zbuluar të gjitha, ndonjërit nga kryesorët, ia ka vënë faktin edhe përpara, në tryezën e bisedimeve. Domethënë, janë pa shpresë dhe nuk duan ta kuptojnë”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here