Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi si gjithmonë ka diçka për të tërhequr vëmendje. Këtë herë, deputeti i opozitës ka habitur shikuesit me ndryshimin në pamjen e jashtme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv”.
Gjuzi është shfaqur pranë Alesia Bamit dhe Edi Manushit i veshur me atlete “Nike” dhe kostum serioz, ndërsa na ka lënë pa fjalë me stilin djaloshar të flokëve.
Deputeti është qethur gjysmë qeros, duke sfiduar moshën dhe të gjithë të rinjtë.