Kryeministri Rama ka dal me një vendim të ri, i cili është shumë i rëndësishëm.
Rama deklaron se po punon një program nxitjeje për të denoncuar me prova abuzuesit. Kryeministri thotë se çdo student që denoncon me prova pedagogët do të dëmshpërblehet duke i zeruar tarifën dhe duke i dhënë bursë njëvjeçare.
“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan kreu i qeverisë.