Legjenda e muzikës pop Michael Jackson ka 10 vite që ka ndërruar jetë, por pretendimet se ai abuzonte me të mitur vazhdojnë akoma.
Ish-truproja e tij ka thënë se akuzat për ngacmim të fëmijëve kundër këngëtarit ndikuan në vdekjen e parakohshme të tij.
Matt Fiddes, i cili punoi përkrah Michael si anëtar i ekipit të tij të sigurisë për 10 vite, ka hedhur dritë duke thënë se pas gjyqit të 2005 me fansin e tij Gavin Arvizo, këngëtari nuk ishte më i njëjtë.
Ish-truproja e tij tha se Gavin vuante nga kanceri kur ishte fëmijë dhe u takua me superstarin kur ishte 10 vjeç në spital dhe më pas pretendoi se ai kishte abuzuar me të.
Këngëtari më pas u akuzua për pjesëmarrje në vepra të çuditshme dhe joshëse me një fëmijë nën moshën 14 vjeç.
Sipas Metro, në qershor 2005 Jackson u pastrua nga të gjitha akuzat për abuzime me të mitur.
Sipas Fiddes, Michael këto ngjarje kishin ndikuar në gjendjen psikologjike të tij e ai kishte mbetur mes akuzave se ai ishte një pedofil edhe pse nuk u shpall fajtor.
Ai gjithashtu shtoi: “Ishte një i vdekur në këmbë, ushqimi dhe fjetja ishin një betejë, ai ishte thjesht në një rrëmujë të plotë.”
Sipas tij këngëtari pas gjyqeve ai ra shumë në peshë dhe u bë paranojak.Ai kërkonte që të vishte një jelek antiplumb ndërsa performonte në skenë, pasi kishte frikë mos e vrisnin”, tha Matt.
Ish- truproja u shpreh se nëse këngëtari do të ishte kthyer me babanë e tij më parë, do të ishte gjallë sot.