Berisha goditje Bashës për lidhjet me Soros: Po të isha në vend të tij, do ja ktheja paratë për bursën e shkollës

0
321

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë dje një goditje kreut demokrat Lulzim Basha sa i takon lidhjeve të tij me Soros. Është vërtetuar me fakte se bursën që Basha ka marrë për të vijuar studimet në Holandë ja ka dhënë Soros. Berisha është pyetur dje nga “VOA” për Soros në Shqipëri dhe ai i ka dërguar një mesazh Bashës. “Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nëse do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”, pohoi ish kryeministri Sali Berisha. Më tej ai ka akuzuar Soros se përmes tij është kapur reforma në drejtësi. “Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shndërruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”, tha ai më tej. Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se reforma në drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grata prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve ‘90. “Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirëpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë periudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”, pohon zoti Berisha. Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e Xhorxh Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera, raporton “VOA”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here