Avionët rusë performuan sot në Stamboll në kuadër të shfaqjes ajrore Teknofest që do të vazhdojë nga 17-22 shtatori. Gjuajtësit rusë Su-35 dhe avionët amfibë Be-200 fluturuan me manovra akrobatike për rreth 15 minuta. Be-200 janë në fakt të dizenjuar për operacione kundër zjarrit por performuan gjithsesi. Kohët e fundit presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi shfaqjen ajrore MAKS-2019 në Moskë me presidentin Vladimir Putin ku shpreh interes për blerjen e avionëve luftarakë.