Dora Bakojanis kërkon rikthimin e marrëveshjes me Berishën për kufirin detar, thirrje vëllait kryeministër ta vendosë kusht për negociatat

0
264

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek, Qiriako Micotaqis, ka kërkuar që Athina të vendosë kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë rikthimin e paktit me Berishën për kufirin detar. Kjo tregon se Greqia ka për të ushtruar presion në Bashkimin Evropian në mënyrë që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat nëse nuk pranon kushtin e Greqisë. “Marrëdhëniet me Shqipërinë janë në një situatë e cila ka shkuar drejt përkeqësimit në vitet e fundit. Nuk mund të krahasohen fare marrëdhëniet që kemi tani me Shqipërinë me ato që kishin ne më parë, në kohën kur firmosëm Paktin në periudhën e qeverisë të Kosta Karamanlis”, ka deklaruar Bakojanis. Më tej ajo ka zbuluar qëllimin e qeverisë greke i cili është rikthimi i kësaj marrëveshjeje. “Mendimi im është që ajo marrëveshje nuk duhet braktisur. Më së shumti u braktis nga qeveria e mëparshme në një përpjekje të kërkimit të një marrëveshje të re. Megjithatë ne duhet që bazën e asaj marrëveshje ta ruajmë, sidomos tani që shqiptarët kanë kërkesa nga qeveria e Greqisë. Meqenëse shanset nuk shfaqen dendur në politikën e jashtme, tani që na e kanë nevojën, fjalët e qarta do të sjellin edhe rezultate të qarta”, ka vijuar ajo. Ndërkohë kujtojmë se kjo marrëveshje e bërë në 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010 si antikushtetuese. Kjo marrëveshje mes dy shteteve është hartuar në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike dhe u firmos nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe nga kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha, që ishte ministër i Jashtëm. Sipas kësaj marrëveshje ajo që dilte e fituar ishte Greqia, pasi i dhurohej një pjesë e hapësirës së saj detare, e cila ka rezultuar e pasur me gaz e naftë, andaj Greqia po përpiqet ta rimarrë këtë sërish. Kryeministri i Greqisë ka dalë disa ditë më parë duke deklaruar se është kundër hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Micotaqis, shtoi se respektimi i minoritetit grek është kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por mesa duket Greqia është duke shtuar kushtet për Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here