Vrulli i punës, administrata e KLP gati, 21 kandidatë vijojnë garën për t’u bërë pjesë e saj, ja emrat

0
573

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po krijon administratën e saj me qëllim që të përballojë vrullin e punës. Dy nga çështjet më të rëndësishme që janë në dorën e KLP dhe që kërkojnë vëmendje janë ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Për të bërë një punë sa më efikase në këto dy raste, por jo vetëm, KLP po mbledh staf mbështetës. Para disa ditësh në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u hapën gara për disa vende vakante, ndërsa së fundmi janë bërë publike emrat e kandidatëve fitues, të cilët do të vijojnë konkurrimin më tej dhe do të intervistohen. Në total janë shpallur 21 kandidatë fitues. Për pozicionin e këshilltarit në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në KLP kandidat fitues është shpallur Arben Shkëmbi. “Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se pozicionin përkatës Specialist i IT-së, në Sektorin e Shërbimeve Administrative në Drejtorinë e Shërbimeve të Mirëmbajtjes (Kategoria e pagës III-b) Kandidati fitues është: Renato Demiraj”, thuhet në një prej njoftimeve të KLP. Për dy vende vakante për specialistë të dokumentimit të seancave, fazën e konkurrimit e vijojnë më tej: Angjelin Deda, Arlinda Muja, Esmir Rringaj, Euljan Eskiu, Fabjon Murrizi, Fotina Nika, Minushe Islamaj, Klaudia Biba, Sonila Çeliku (Dimos) dhe Suela Haxhiaj. Një pjesë e emrave të lartpërmendur kanë shprehur interes edhe për një vend vakant si specialist i administratës së protokollit: Angjelin Deda, Esmerina Turku, Esmir Rringaj, Euljan Eskiu, Denisa Balilaj dhe Fotina Nika. Për pozicionin e përgjegjësit në Sektorin e Burimeve Njerëzore është kualifikuar për të vijuar më tej garën Jona Shaba, ndërsa për pozicionin e specialistit në Sektorin e Financës garën do ta vazhdojë Dhurata Duni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here