Pagë marramendëse, zbuloni kush është trajneri më i paguar i Serisë A

0
402

 Kampionati italian, Seria A ka rikthyer këtë sezon dy trajnerë të njohur italianë si Maurizio Sarri dhe Antonio Conte, respektivisht te Juventusi dhe te Interi.

Megjithatë, raportohet se Antonio Conte  është trajneri më i paguar momentalisht në historinë e Serisë A me 11 milionë euro pagë vjetore.

Madje Conte është edhe trajneri më i paguar në historinë e Serisë A, pasi deri tani, asnjë trajner nuk e ka pasur këtë rrogë.

Sipas renditjes që ka publikuar “La Gazzetta dello Sport”, roga e Contes, është sa dyfishi i 5.5 milion eurove që Sarri fiton te Juventusi dhe që mban vendin e dytë.

Carlo Ancelotti i Napolit është në vendin e tretë me 5 milionë euro, ndërsa Sinisa Mihajlovic (Bologna) dhe Paulo Fonseca (Roma) marrin 3 mln euro.

Ndërkaq, fituesi i Kupë së Italisë, Simone Inzaghi fiton vetëm 2 milion euro në sezon me Lazion, aq sa merr edhe Marco Giampaolo te Milani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here