Francë, princesha saudite shpallet fajtore për rrahjen e hidraulikut

0
361

Një gjykatë franceze shpalli sot fajtore bijën e vetme të mbretit të Arabisë Saudite për bashkëfajësi në dhunë, teksa ka urdhëruar bodiguardin e saj të rrihte një hidraulik që bëri foto në apartamentin e familjes mbretërore në Paris.

Princesha Hessa bint Salman nuk ishte prezente në verdiktin e gjykatës së Parisit dhe u dënua me 10 muaj burg, të pezulluar, si dhe me gjobë €10,000, që ishin në fakt penalitete më të rënda nga sa kishin kërkuar prokurorët.

Sipas padisë princesha u tërbua kur kishte parë hidraulikun që po fotografonte brenda rezidencës mbretërore në bulevardin Champs-Elysees, duke u trembur se fotot mund të përdoreshin ëpr ta dëmtuar si bija e monarkut dhe gjysmë-motra e princit të kurorës Mohammed bin Salman, që është udhëheqësi de facto i vendit.

Ajo ishte larguar nga Franca pak pas incidentit të vitit 2016 dhe u gjykua në mungesë. Gjykata e shpalli gjithashtu fajtore për sekuestrimin e celularit të hidraulikut.

Avokati i saj, Emmanuel Moyne, tha se verdikti ishte “i pashpjuegueshë” dhe se do të apelonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here