Një aksident ka ndodhur në kryeqytet.
Raportohet se është aksidentuar një makinë e blinduar me targa ruse.
Aksidenti ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur sheshi “Shqiponja”.
Mjeti i aksidentuar është braktisur nga shoferi pasi u përmbys. Trafiku u bllokua, pas aksidentit.
Ka dyshime se shoferi i fshihej policisë ose makina e tij mund të jetë vjedhur. Ai mund të jetë aksidentuar nga shpejtësia për t’iu fshehur uniformave blu. Në zonë ndodhen forca të shumta të policisë, që janë vënë në ndjekje të tij. Nuk raportohen për të plagosur nga ky aksident.