Paraqitja spektakolare e Elseid Hysajt ndaj Islandës, UEFA i bën “surprizën” e pakëndshme menjëherë pas ndeshjes kapitenit

0
298

Pas paraqitjes spektakolare në ndeshjen Shqipëri-Islandë, UEFA menjëherë ka reaguar ndaj futbollistit Elseid Hysaj.Ky i fundit pasi foli  për mediet, u lajmërua se u kërkua nga antidopingu, për të bërë provën e urinës. Mesa duket as UEFA nuk ka besuar se paraqitjen super të shkodranit, që ndër të tjera shënoi edhe golin e parë kuqezi në karrierë me Kombëtaren Shqiptare. Hysaj u largua nga fusha e lojës 20 minuta para mbylljes së takimit, pasi në këmbët e tij po ndihej lodhja si dhe një tërheqje muskulare. Dje në mbrëmje kuqezinjtë bënë krenar çdo shqiptar. Shqipëria mundi Islandën me rezultatin 4-2 në “Elbasan Arena” duke ngjallur shpresat për ëndrrën europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here