‘Do shqyrtojmë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës si shtet’, presidenti i Çekisë del me deklaratë të fortë 

0
2393

Presidenti i Çekisë Millosh Zeman, që prej ditës së djeshme ndodhet në Beograd, ndërsa në një konferencë për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë.

Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji. Presidenti çek tha se këtë vendim në fakt duhet ta marrin institucionet e tjera, të cilave do t’I lërë një muaj afat për konsultime.

“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërhqim njohjen”, deklaroi presidenti çek, ndërsa tha se shpreson të marrë përkrahjen e Ministrit të Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili më parë ka deklaruar se ishte gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, shtoi Zeman.

Sipas presidentit çek, një vend i cili drejtohet nga “njerëz të luftës”, nuk duhet të jetë pjesë e komunitetit të vendeve demokratike, ndërsa homologu i tij serb e falenderi për pikëpamjet rreth Kosovës.

“Nuk prisja që ai të niste ndonjë iniciativë”, tha Vuçiç

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here