Tre veprat penale që rëndojnë mbi ish ministrin/ Prokuroria kërkoi 12 vite burg, çfarë po ndodh tani në gjykatë me Tahirin, arsyeja pse ndërpritet seanca

0
300

Ne Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur që në mëngjes seanca në ngarkim të ish ministrit Saimir Tahiri, ku Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm. 

Ish ministri Tahiri, ka zgjedhur qe ta beje vete mbrojtjen perpara trupit gjykues. Rreth ores 11:50, seanca u nderpre per pak pushim, e kërkuar nga vetë Tahiri, pasi ka ndjerë shenja lodhje.

Duke marre parasysh faktin se Tahiri ka kerkuar gjykimin e shkurtuar dhe kjo eshte pranuar, ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite burg.

Tahiri se bashku me ish drejtorin Jaeld Cela, akuzohen për 3 vepra penale, atë të “Trafikut të lëndëve narkotike”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Tre prokurorët e çështjes, pretendojnë se me provat dhe faktet e sjella në gjykim vërtetohet fajësia e dy ish zyrtarëve të lartë në trafikun e kanabisit.

Nga ana tjetër, ish ministri Tahiri, gjatë periudhës së hetimit dhe gjykimit ka mohuar akuzat, duke ngritur pretendime se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht dhe se Prokuroria, s’ka asnjë provë që e implikon atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here