Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias takon opozitën të parën, Bylykbashi zbulon detajet

0
357

Delegacioni nga Komisioni i Venecias si mision fakt mbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit Ilir Meta ka zhvilluar takimin e parë me përfaqesuesit e opozitës.

Në takim kanë qenë ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Në një prononcim për mediat, ata kanë thënë pas takimit me delegacionin se kjo është një lojë e turpshme e shumicës dhe e parlamentit.

“Parlamenti në lojën e tij të turpshme donte të bënte pjesë ndërkombëtarët për të kapur të gjitha pushtetet, përfshi dhe presidentin e Republikës. Presidenti shkarkohet vetëm nga gjykata Kushtetuese. Presidenti i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në një datë tjetër me kushte të mira. Në këtë lojë të turpshme, parlamenti tentoi të bënte palë ndërkombëtarët. Ne ja bëmë të qartë dhe aspektin politik arsyet se pse kemi ardhur në këtë situatë. Raporti i OSBE/ODHIR është lajmërimi vdekjeje i zgjedhjeve në Shqipëri. Atë që e përmend në mënyrë të qartë presidenti i Shqipërisë se pse në qershor nuk mund të kishte zgjedhje”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, përfaqësuesja e LSI-së Gjosha tregoi detaje nga takimi me delegacionin e “Venecias”. “Diskutuam një çështje që është e paprecedentë, aq më tepër për një vend

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here