Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur lidhur me çështjen e radarëve që u përmend nga Saimir Tahiri gjatë seancës së tij gjyqësore.
Kodheli konfirmoi që ish-ministri i Brendshëm i ka nisur një shkresë për radarët por në tetor të vitit 2013.
Më pas e ftuar në “News24”, Kodheli tha se radarët në vend kanë filluar që të punojnë në dhjetor të po atij viti.
“Radarët nuk fiken dot. Radarët kanë filluar të punojnë në dhjetor të vitit 2013. Një grup i madh njerëzish monitorojnë ujërat detare,”-tha ish-ministrja.



































