Prokuroria kërkon 12 vite burg, Tahiri nxjerr shkresën ‘TOP SEKRET’ dërguar ish-ministres Mimi Kodheli

0
348

Janë zbardhur disa detaje të reja nga mbrojtja që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Tahiri ka thënë se nuk i ka ndihmuar kurrë kushërinjtë e tij të arrestuar tanimë në Itali. Për këtë ai ka sjellë në vëmendje vitet 2013-2014, pasi ata kanë qenë të proceduar për pengmarrje.

Tahiri është ndalur edhe tek çështja e radarëve që nuk punonin. Ish-ministri ka treguar se ka patur një shkresë “Top Secret” të cilën ia ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku e ka informuar se policia ka konstatuar se radarët nuk punojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here