Prokuroria jep pretencën, kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin/ Ish-ministri akuzohet për 3 vepra të rënda

0
290

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Pretenca e prokurorëve është dhënë pak minuta më parë.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më parë kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.

Kjo bën që ish-ministri të përfitojë ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria të kërkojë 8 vite burg, si dhe hetimi të bëhet vetëm me provat e mbledhura deri në datën e pranimit të kërkesës.

Pas kësaj seance, pritet të ketë edhe dy seanca të tjera: një për avokatët që bëjnë mbrojtjen dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin, duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here