Nuk përmbahet gazetari, bën pyetjen që ‘shtang’ Tahirin: Kush ua bën këtë mo vlla, fol iher tamom

0
358

Pas 7 orësh seancë te Krimet e Rënda, me gjëra që janë përsëritur e stërpërseritur vazhdimisht pa dalë në asnjë provë konkrete ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duket se edhe gazetarëve u ka humbur durimi.

Kështu, një nga gazetarët teksa Tahiri po fliste për një proces të montuar ndaj tij, ka lënë mënjanë gjuhën formale dhe i ka kërkuar ish-ministrit të tregojë se kush po ia bën gjithë këtë.

Pjesë nga deklarata e Tahirit për gazetarët

Gazetari: Keni kaq kohë që thoni montim montim. Kush ua bën o vëlla këtë? Na fol iher tamam! Kush ta ka bo këtë montim?

Tahiri: (Qesh) E ke bërë si për kafe këtë pyetje…

Gazetari: Po kështu ishin përgjimet hë vëlla, c’ben vëlla…

Gazetari: Çfarë ndodh nëse dënoheni? Kush po e monton këtë?

Tahiri: Nuk i shkoj historisë fare nëse do dënohem këto janë hipoteza që s’dua t’i konsideroj se besoj aq shumë te e vërteta ime te ajo që patë edhe ju sot në gjykatë. Drejtësia italiane e tha…

Gazetari: Leje Italinë, Italia ka maru…

Tahiri: Unë besoj aq shumë te drejtësia, sa nuk më shkon mendja te këto që thoni ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here