Të paktën 31 pilegrinë u vranë sot nga dyndja në një tempull madhor në Karbala të Irakut teksa shënonin ditën e shenjtë të Ashures. Rreth 100 njerëz të tjerë kishin mbetur të plagosur në vendin e shenjtë rreth 100 km larg kryeqytetit Bagdad, tha zëdhënsi i ministrisë së shëndetësisë, duke shtuar se shifrat nuk ishin definitive. Ngjarja ishte më e rënda në historinë moderne të ditës së Ashures. Tragjedia ndodhi pas shembjes së një pjesë të kalimit që shkaktoi panik mes pelegrinëve. Qindra mijëra pelegrinë muslimanë shiitë vizitojnë çdo vit Irakun për të shënuar ditën e vdekjes së Husein, nipit të profetit Mohamed. Ai u vra në vitin 680 në atë që do të ishte më pas Karbala, nga forcat e Kalifit Jazid, në ngjarjen që përforcoi ndarjen mes muslimanëve Suni dhe Shiitë. Besimtarët në Irak, Iran, Pakistan, Afganistan, India, e Liban e shënojnë këtë ditë me mitingje, lutje dhe sakrifica.