Mbi 6 orë seancë, vjen paralajmërimi i fortë i Saimir Tahirit: Do ta bëj dhe unë një rrëmujë, nuk kalon…

0
340

Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po kërkon lirinë, pavarësisht se Prokuroria kërkoi 12 vite burg.

Ndërkohë që trupi gjykues ka marrë pushim për seancën e maratonë që po zhvillohet, ish ministri Saimir Tahiri është parë jashtë dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda nën shoqërinë e avokatit të tij dhe të gazetarëve.

Burime bëjnë me dije se ish-ministri ka pyetur gazetarët se si iu është dukur mbrojtja, ndërkohë që e ka cilësuar si absurd vendimin e Prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg.

Madje më tej Tahiri është shprehur se:

“Do të bëj edhe unë një rrëmujë, nuk do të kalojë gjithçka kaq qetë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here