Klodiana Lala e pyeti nëse do t’i rikthehet politikës, Saimir Tahiri bën deklaratën ‘bombë’: Në krye janë njerëz të akuzuar për vrasje njerëzish dhe vjedhje stratosferike! 

0
356

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë para pak minutash, pas seancës maratonë te Krimet e Rënda.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse beson se Saimir Tahiri do të jetë sërish në majë, ish-ministri tha se në majat e poltikës janë sot edhe persona të akuzuar për vrasje njerëzish dhe vjedhje stratosferike.

“Praktika ka treguar që sot i ke në majat e politikës ata që kanë pasur akuza në lëkurën e tyre edhe për vrasje njerëzish dhe vjedhje stratosferike nga xhepat e njerëzve dhe sot janë prap në majat e politikës. Unë nuk po mendoj për këto unë po mendoj për drejtësinë time”, tha Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here