Në dosjen lidhur me ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri prokuroria ka të zbardhur bisedën ambjentale që kryhet mes Moisiu Habilajt dhe një personi tjetër me emrin Sabi, në të cilën përmendet edhe emri i ish-ministrit të brendshëm.
“Në vijim të bisedës, të dy flasin për emrin e të pandehurit Saimir Tahiri. Moisiu e thotë: Ka më shumë se ne ai”. Sabi replikon dhe këmbëngul se Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu llogarit se në një muaj Saimiri ka bërë 5 milion euro. Sabi i thotë se paratë ai i shpenzon në fushatën elektorale. Më pas, Sabi i thotë se e rëndësishme është që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe të mos dalë emri që i kanë dalë ‘para’atij. Moisiu i përgjigjet me jo dhe se nuk beson se do ndodhë. Sabi përsëri se ka frikë se nipi do flasë me të tjerë për atë që i ka dhënë “para” atij.” thuhet në dosjen e prokurorisë.
Përgjimi ambjental është kryer në bordin e makinës Fiat Panda me targa EM 734ËR, në përdorim të të pandeheurit Moisi Habilaj rreth orës 20:25 datë 26 shkurt 2014, në bordin e makinës janë Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i quajtur Sabi.
Sabi: Ai do që të vijë pas 20 ditësh ose pas një muaji dhe do të na japë diçka
Moisiu: Po… nëse na jep afërsisht 400 na lehtëson na ndihmon shumë..
Sabi : Si?
Moisiu: Nëse na jep 400 mijë lekë
Sabi: Sigurisht .. do hiqnim qafe goxha borxhe.. dua të barazoj sheshoj gjithçka.. kështu fillojmë për hesapin tonë.
Moisiu: Sigurisht
Sabi: Me shtetin .. me personat dhe me të gjithë
Moisiu: Për të qenë korrekt me të gjithë
Sabi: T’i zerojmë të gjitha kështu që punojmë për hesap të vetin…me 400 mijë lekë arrijmë të mbulojmë pothuajse gjithçka.
Sabi: problematikë kemi Renaton … shtetin dhe paratë për qiranë”
Moisiu: Po Po.