Bullgari, zyrtari i lartë akuzohet për spiunazh për Rusinë

0
353

Prokurorët në Bullgari kanë akuzuar sot kreun e një organizate jo-qeveritare me spiunazh për llogari të Rusisë, si pjesë e një skeme që tentonte të largonte vendin nga sfera e aleatëve perëndimore për ta orientuar drejt Moskës. Bullgaria, më parë një nga satelitet më besnike të Moskës, është tashmë anëtare e NATOs dhe e Bashkimit Evropian, por ka lidhje të vjetra me Rusinë, e cila është dhe furnizuesi kryesor energjetik i vendit. Prokurorët thanë se 50 vjeçari Nikolai Malinov, kreu i grupit Lëvizja Kombëtare Rusofile, ka punuar për agjencinë ruse Instituti i Studimeve Strategjike, që drejtohet nga iush-zyrtarë të inteligjencës së Moskës.  “Nikolai Malinov është akuzuar se ka vënë veten në shërbim të organizatave të huaja të cilat dëshironin që ai të punonte si spiun”,tha kryeprokurori Ivan Geshev. Malinov është liruar me kusht por nuk i lejohet të largohet nga vendi, tha kryeprokurori Sotir Tsatsarov. Ai shtoi se kishin gjetur një dokument në gjuhën ruse të përgatitur nga Malinov ku flitej për “riorientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.  “Dokumenti thekson hapat e nevojshme për ndryshimin total të orientimit gjeopolitik të Bullgarisë, distancimin nga Perëndimi dhe afrimin drejt Rusisë,” tha Geshev. Ai nuk tha se kur ishte shkruar dokumenti ku planifikohej krijimi i rrjeteve të internetit, një organizatë e fuqishme analistësh dhe një parti politike që do të inkurajonin te bullgarët pikëpamje pozitive ndaj Rusisë bazuar në rrënjët e tyre sllave apo ortodokse

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here