Bllokim rrugësh dhe mbyllje lokalesh, Shqiponjat e FNSH blindojnë Elbasanin për ndeshjen

0
289

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për ndeshjen, që do të luhet mbrëmjen e sotme, në stadiumin “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Islandës.Për mbarëvajtjen e kësaj sfide do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH dhe Policia Kriminale.

Gjithashtu, policia sqaron të gjithë qytetarët se do të bllokohet aksi në drejtim të stadiumit, duke filluar nga ora 18:00 deri në fund të ndeshjes, si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Islandës, që do të zhvillohet më datë 10.09.2019, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit. Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here