“8 vite burg për Saimir Tahirin”/ Artan Hoxha del me deklaratën e fortë: Kampionati vazhdon….

0
386

Ndërkohë që tek Krimet e Rënda po zhvillohet seanca maratonë për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe prokuroria dha pretencën për ta dënuar me 12 vite burg, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i gazetarit Artan Hoxha.

Ai shprehet se gjithçka deri më tani ka shkuar sipas parashikimit të tij, por shprehet se pret me padurim të shohë nëse trupi gjykues gjatë dhënies së vendimit do të ketë apo jo parasysh që seanca po zhvillohet nën monitorimin e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane.

Duke mos e kursyer ironinë Hoxha shprehet se organi i akuzës nuk ka ‘zhgënjer’ dhe i ka qëndruar bindjes se ka prova për të shpallur Tahirin fajtor.

Postimi i plotë:

Deri tani gjithcka brenda parashikimit…

Organi akuzes nuk ka “zhgenjyer”, i ka qendruar bindjes se vet se i ka provat per ta shpallur Saimir Tahirin fajtor.

Tre prokurorët e Prokurorise se Krimeve te Renda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kerkuan sot para gjykates denimin me 12 vite burg(8 vite per shkak te gjykimit te shkurtuar) per ish-ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, si asnje zyrtar tjeter i larte i shtetit shqiptar me akuza shume te renda për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesemarrje ne grup të strukturuar kriminal”.

Te shohim nese trupi gjykues gjate dhenies se vendimit, do ta kete parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnje, me pjesemarrjen dhe monitorimin e panderprere te perfaqesuesve te Ambasades Amerikane.

Kampionati vazhdon….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here