Akuzohet për trafik droge, Saimir Tahiri mbërrin tek Krimet e Rënda, ç’pritet të ndodhë sot me ish-ministrin?

0
358

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për seancën e radhës të gjyqit kundër tij.

Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të lexojë pretencën për ish-ministrin, si dhe të kërkojë masën e dënimit për të. Pretenca e Prokurorisë ndaj ish-ministrit Tahiri u shty në muajin korrik, për shkak të nisjes së pushimeve verore.

Saimir Tahiri shoqërohej sot nga avokati i tij, Maks Haxhia, ndërsa në seancën e fundit para pushimeve, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here