‘Në takimin me Komisioni i Venecias përfaqësohemi nga Bylykbashi dhe Gjosha’/ Dalin blof PD-LSI, nuk ekzistojnë në agjendë

0
300

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim theksojnë se Komisioni i Venecias ka rezervuar një takim me ta. Në një njoftim për mediat, dy partitë opozitare shprehen se në takim do përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi dhe nga Klajda Gjosha.

“Lidhur me lajmin e mbërritjes së ekspertëve të Komisionit të Venecias në Shqipëri, disa media, duke iu referuar një agjende të papërditësuar, kanë njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do të takohet me opozitën.

Në të vërtetë, takimi me PD dhe LSI është planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha,’– shkruhet në njoftim për media.

Nga ana tjetër, sot është zbardhur agjenda e delegacionit të Komisionit të Venecias. Në oraret e takimeve dhe darkave, nuk rezulton të jetë asnjë nga anëtarët e PD apo LSI-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here