Jahti i braktisur në Shëngjin/ Mbërrijnë në Shqipëri familjarët e biznsemenit, ja çfarë shkruajnë mediat e Turqisë

0
328

Mediat turke kanë shkruar në lidhje me jahtin që është gjetur në bregdetin e Shëngjinit, në Lezhë, Shqipëri. Ata nënvizojnë se një jaht u gjet në bregdetin shqiptar, ndërsa theksojnë se tashmë është bërë me dije emri i pronarit turk që ka mjetin lundrues.

“Policia shqiptare ka thënë se jahti që është gjetur në portin e Shëngjinit i përket Sezgin Javuz. Unifroat blu të Shqipërisë thonë se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit. Sipas policvisë shqiptare, biznesmeni turk akoma nuk është gjetur, kurse në Shqipëri do shkojnë edhe të afërmit e tij”, thuhet në mediat e shtetit të Turqisë.

Jahti që u gjet i braktisur në Shëngjin të Lezhës është me flasmur turk, ka gjatësi prej 14 metrash, një gjerësi prej 4 metrash dhe vlera e tregut tejkalon 2 milion eurot.
Sakaq mësohet se në Shqipëri kanë mbërritur edhe familjaret e tij.

Nikoll Doda, punonjës në Portin e Shëngjinit, tregon se si peshkatari që ishte me peshkarexhë pikasi jahtin në det të hapur dhe njoftoi menjëherë autoritetet policore.

“Ka qenë një peshkarexhë peshkimi, e cila ka pikasur jahtin në det të hapur. Ata kanë qëndruar tre orë duke peshkuar dhe kanë parë që jahti nuk po lëvizte. Peshkarexha është afruar dhe ka parë që jahti ishte i ndezur dhe nuk kishte persona brenda. Menjëherë kanë njoftuar Policinë Kufitare dhe kanë shkuar për ta rimorkiuar dhe sjellë këtu në port. Mbetet mister fati i pronarit, se nuk dihet çfarë mund të jetë bërë në mes të detit. Aty mund t’i kenë marrë peng dhe vrarë, nuk ka shpjegim tjetër. Nuk kishte ndodhur më parë diçka e tillë. Këtu vijnë shpesh jahte luksoze dhe ankorohen në port dhe kryesisht lëvizin të vetëm”, thotë Doda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here