Ylli Rakipi dëshmon në Prokurori: Ju tregoj çfarë di për çështjen Babale. Olldashi u largua nga emisioni im

0
286

Gazetari Ylli Rakipi ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me çështjen Babale, dhe mbi punën investigative të kryer nga gazetari Jetmir Olldashi. Rakipi është shprehur se ka qenë në dijeni të materialit, por atij nuk i duhej në audio dhe për këtë shkak nuk e ka pranuar në emision.

Rakipi tha:

“E kam ditur që Olldashi ka patur një material video për Geron Xhafën, por nuk më interesonte se ishte pa video. I kam dhënë para Olldashit për investigimin por nuk ia doli të më sillte materialin që unë kam kërkuar. Në këto kushte nuk më është dashur një material audio që më pas u publikua nga PD, por vetëm video. Unë nuk e kam njohur as Fredi Alizotin, as Albert Veliun. Pas këtij materiali audio, Olldashi më ka kërkuar për të shkuar sërish në Vlorë, nuk kam pranuar pasi nuk kemi patur para të mjaftueshme në dispozicion si emision. Më vonë Olldashi është larguar nga emisioni im për punët e veta dhe nuk kemi bashkëpunuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here