Procesi i vetingut ka kapur tetë kancelarë të prokurorisë këtë herë, të cilët nuk do të hetohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por nga KLP. Në sajë të ndryshimeve të bëra në ligj, ku do të shtohen dhe prokurorët në procesin e vetingut,hetimi i tyre do të kryhet nga KLP. Në procesin e vetingut do të kalojë, Dhora Qirici, e cila është kancelare pranë Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda apo Zamira Spahiu me detyrë kancelare pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Emri tjetër që do t’i nënshtrohet vetingut është Rudina Shermadhi, e cila është kancelare pranë Prokurorisë së Apelit në qytetin e Durrësit. Kancelarja tjetër është Valentina Qoka, e cila punon si kancelare pranë Prokurorisë së Apelit në kryeqytet. Emri tjetër që do t’i nënshtrohet këtij procesi është Përparim Hoxha, i cili është Kancelar i Prokurorisë së Vlorës. Sotiraq Stratoberdha është një nga tetë emrat e kancelarëve që do të hetohen shumë shpejt nga KLP, ai është kancelar në Prokurorinë e Korçës. Dy emrat e tjerë janë Alketa Kurmaku dhe Laureta Binaj. Alketa Kumaku shërben si kancelare pranë Prokurisë në qytetin e Elbasanit. NdërsaLaureta Binaj është kancelare pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këto janë 8 emrat që shumë shpejt do të hetohen nga KLP, të cilëve do ju verifikohet pasuria, figura dhe formimi profesional. Ndërkohë të dhënat po mblidhen nga shkëmbimi i informacionit përmes institucioneve si ILDKPI, Tatime, SHISH, Dogana, DSIK. Siç e ka deklaruar edhe vetë ambasada amerikane ditën e djeshme me anë të një videoje në rrjetet sociale, askush nuk do t’i shpëtojëligjit. Vetingu ka nisur me rritëm të shpejtë dhe pas gjykatësve dhe prokurorëve tani është radha e kancelarëve të kalojnë në këtë proces. “Me sistemin e ri do krijohen dy organe të reja, KLP dhe KLGJ. Një grup i ri do të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarët e korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar (SPAK-u). Gjykata Antikorrupsion ka përgjegjësinë për të gjykuar dhe dënuar zyrtarët e korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar. Në të kaluarën kushdo që kishte para apo pushtet mund ta ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tij”, ka shkruar ambasada amerikane në lidhje me KLP.