Google search engine
Home Politike “I kam dhënë lekë se luante bixhoz”, Agron Xhafa dëshmon në Prokurori...

“I kam dhënë lekë se luante bixhoz”, Agron Xhafa dëshmon në Prokurori për audio-përgjimin e Albert Veliut: Sulmet për të dëmtuar vëllain tim si ministër!

0
682

Në seancën e sotme gjyqësore në procesin “Babalja”, është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafës, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge si dhe protagonist i audio-përgjimit të Albert Veliut.

Në dëshmi, Agron Xhafaj deklaron se i ka dhënë borxh Albert Veliut i cili luante bixhoz por nuk ia ka kthyer. Ai ka mohuar se ka folur për trafik me të.

“Sulmet e deputetëve të PD janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si Ministër i Brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të por jo për gjërat që ai pretendon”, deklaron Agron Xhafaj.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe prokurori Besim Hajdarmataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here