Çështja ‘Babalja’/ Dëshmon në Prokurori Hajdarmetaj dhe flet për telefonatën e papritur: E takova në zyrë e më tha se kishte dijeni për një krim. Ja pse thirra SHISH (E PLOTË)

0
276

Prokurori Besim Hajdarmataj ka rrëfyer në seancën e sotme në procesin “Babalja”, njohjen e tij me të ashtuquajturin ‘Dëshmitari X’ ose ndryshe Alfred Veliu. Ai ka thënë se e ka pritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka pasur vetëm një takim me të e më pas ka lajmëruar Shërbimin Informativ.

“Babalen e kam takuar në muajin nëntor, 2017 në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë për Krime. Jam telefonuar nga recepsioni që një person kërkonte të më takonte se kishte diçka të rëndësishme. E prita në zyrë dhe më tha që kam dijeni për një trafik të mundshëm ku sipas tij ishin të përfshirë policë dhe vëllai i ministrit të brendshëm. E pyeta për personalitetin dhe me rezultonte i dënuar në Itali. Këtu e kam ndërprerë bisedën me të. Kam lënë takim me një nga drejtuesit e SHISH që mbulonte çështjet e trafikut. I thamë të vinte sërish”, ka deklaruar Hajdarmataj.

Ai ka shpjeguar se i ka kërkuar SHISH ta trajtojnë si informator pasi vetë nuk kishte të dhëna konkrete.

“Të nesërmen në zyrë erdhi një nga drejtuesit e SHISH dhe i shpjegova situatën. U kërkova ta trajtonin ata si informator. Sepse mua s’më prezantoi të dhëna konkrete apo prova. Pse unë kërkova SHISH? Lidhej me faktin që personi fliste për implikim të policisë. SHISH ishte i vetmi që na kishte informuar për rastet e kultivimit të drogës. Me Alfred Veliun s’kam pasur më asnjë kontakt”, deklaroi Hajdarmataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here